A, Hepatiti

Çfarë është hepatitit A?

Hepatiti A është një sëmundje e mëlçisë. Fjala hepatit do të thonë inflamacion (pezmatim) i mëlçisë. Inflamacioni është një ënjtje e dhimbshme që e cila vjen si pasojë e ndonjë dëmtimi ose infektimi të indeve të organizmit. Inflamacioni mund të bëjë që organet të mos funksionojnë si duhet.

Njohuri bazike

Çfarë është mëlçia?

Mëlçia është një organ i cili bën shumë gjëra të rëndësishme. Ajo kryen këto funksione:

  • Largon lëndët e dëmshme nga qarkullimi i gjakut
  • Lufton infeksionet
  • Ndihmon tretjen e ushqimit
  • Akumulon dhe ruan lëndët ushqyese dhe vitaminat
  • Akumulon energjinë

Askush nuk mund të jetojë pa mëlçi.

Çfarë e shkakton hepatitin A?

Hepatitin A shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Viruset janë mikroorganizma të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme në organizëm. Për shembull, gripi shkaktohet nga një lloj i caktuar i virusit. Viruset mund të përcillen nga një njeri te tjetri.

Kush preket nga hepatiti A?

Çdokush mund të preket nga hepatiti A, por disa njerëz janë në rrezik më të lartë. Këtu përfshihen:

  • Njerëzit të cilët udhëtojnë ose jetojnë në vende të pazhvilluara
  • Njerëzit të cilët jetojnë me dikë që ka hepatiti A
  • Njerëzit të cilët përdorin substanca ilegale, përfshirë droga që nuk kanë nevojë të injektohen
  • Meshkujt të cilët bëjnë seks me meshkuj.

Si mund të merret hepatiti A?

Ju mund ta merrni hepatitin A përmes kontaktit me fecesin e ndonjë personi të infektuar. Ju mund të prekeni nga hepatiti edhe nëse:

  • Keni ngrënë ushqime të bëra nga ndonjë person i infektuar i cili nuk i ka pastruar duart e tij/saj pasi ka përdorur tualetin
  • Keni pirë ujë të papastër ose keni ngrënë ushqime të lara me ujë të papastër
  • Keni futur në gojë një gisht ose objekt që ka lënë në kontakt me jashtëqitjen e ndonjë personi të infektuar
  • Keni kontakte të afërta personale me një individ të infektuar, si për shembull përmes seksit ose nëse kujdeseni për ditë që është i sëmurë (duhet ta ushqeni, ta pastroni; të jeni në kontakte me të).

Ju kurrë nuk mund ta merrni hepatitin A nëse:

  • Dikush ka teshtirë ose kollitur në ju
  • Nëse jeni ulur afër ndonjë personi që ka hepatiti A
  • E keni përqafuar ndonjë person të infektuar.

Simptomat dhe trajtimi

Cilat janë simptomat e hepatitit A?

Fëmijët më të vegjël se gjashtë vjet zakonisht nuk kanë simptoma. Fëmijët tjerë dhe të rriturit shpesh kanë simptoma të lehta të ngjashme me ato të gripit si:

  • Lodhje
  • Mundime dhe dhimbje në stomak
  • Temperaturë
  • Mungesë apetiti
  • Diarre
  • Jashtëqitje me ngjyrë të verdhë të çelë
  • Urinë me ngjyrë të verdhë të mbyllur
  • Zverdhje të syve dhe lëkurës, të quajtur verdhëz.

Si diagnostikohet hepatiti A?

Përmes analizës së gjakut mjeku do të mund të vërejë nëse ju keni hepatit A ose ndonjë lloj tjetër të hepatitit.

Si trajtohet hepatiti A?

Hepatiti A zakonisht përmirësohet pas disa javësh edhe pa trajtim. Pushoni sa më shumë dhe shmangni përdorimin e alkoolit, që ngacmon mëlçinë. Mjeku mund të këshillojë barna për të ndihmuar lehtësimin simptomave, ose barna të cilat duhet t’i shmangni. Nëse simptomat vazhdojnë të shfaqen, veçanërisht nëse ju jeni person i moshuar, atëherë duhet ta vizioni mjekun sërish.

Kur ju do të rikuperoheni, trupi juaj mësohet të luftojë infeksionet me hepatit A në të ardhmen (ju bëheni imun ndaj këtij lloj infeksioni). Megjithatë, ju ende mund të prekeni nga llojet tjera të hepatitit.

Parandalimi

Si të shmangni prekjen nga hepatiti A?

Ju mund ta parandaloni prekjen nga hepatiti A duke marrë vaksinën e hepatitit A. Vaksinat janë ilaçe të cilat parandalojnë që ju të prekeni nga sëmundja. Vaksinat e mësojnë organizmin të sulmojë mikrobe specifike. Vaksinat e hepatiti A jepen përmes dy injektimeve. Injektimi i parë merren gjashtë deri në 12 muaj pas injektimit të parë. Të dyja injektimet janë të nevojshme për të qenë plotësisht të mbrojtur nga virusi.

Të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen dhe duhet ta marrin vaksinën e parë më së voni në muajin e 12-të. Diskutoni marrjen e vaksinës së hepatiti A me pediatrin e fëmijës tuaj.

Të rriturit që janë në rrezik më të shtuar për t’u prekur nga hepatiti A dhe njerëzit me sëmundje kronike të mëlçisë po ashtu duhet të vaksinohen.

Nëse udhëtoni në vende ku hepatiti A është i shpeshtë, preferohet t’i merrni injeksionet para se të shkoni. Nëse nuk mund ta merrni injeksionin para se të udhëtoni, atëherë merreni të parin sapo të ktheheni nga udhëtimi. Shumica njerëzve fitojnë një lloj mbrojtje brenda dy javësh pas vaksinës së parë.

Ju mund ta mbroni veten dhe të tjerët nga hepatit A nëse:

  • Gjithmonë i pastroni duart me ujë të nxehtë dhe me sapun pasi të keni përdorur tualetin ose keni ndërruar pelenat dhe para se të përgatitni ushqim dhe të hani
  • Përdorni ujë të ambalazhuar për pije, për të ngrirë copëza akulli, dhe për të larë pemët dhe perimet kur jeni në ndonjë vend të pazhvilluar ose me shkallë të lartë të hepatitit A.

Çfarë të bëni nëse dyshoni se jeni ekspozuar ndaj virusit të hepatitit A?

Vizitoni mjekun tuaj dhe testohuni nëse keni qenë të ekspozuar ndaj virusit të hepatiti A. Një ilaç i quajtur imunoglobulina e hepatitit A mund t’ju mbrojë juve të mos sëmureni nëse ju e merrni atë shumë shpejt pas ekspozimit ndaj virusit të hepatiti A.

Gjërat që duhet t’i mbani mend!

  • Hepatiti është sëmundje e mëlçisë që shkaktohet nga virusi i hepatitit A.
  • Çdokush mund të preket nga hepatiti A, por disa njerëz janë në rrezik më të rritur.
  • Ju mund ta merrni hepatitin A përmes kontaktit me fecesin (jashtëqitjen) e një personi të infektuar.
  • Hepatiti A mund të shkaktojë simptoma të lehta, të ngjashme me ato të gripit.
  • Hepatiti A zakonisht përmirësohet vetë pa trajtim.
  • Ju mund të mbroheni nga prekje me hepatit A duke marrë vaksinën e hepatitit A.
  • Vizitoni menjëherë mjekun nëse mendoni se keni qenë të ekspozuar ndaj virusit të hepatiti A.

Marre nga /Mjeku.Net/

0 Shares

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*