Alopecia

ALOPECIA

Alopecia paraqet një sëmundje e cila shoqërohet me rënie të flokëve në zona me formë rrethore me madhësi disa centimetra katrorë. Klikoni në butonat “Njohuri të përgjithshme”, “Shkaktarët”, “Trajtimi” apo opsionet tjera në shtyllën majtas për të mësuar më shumë për këtë problem.

NJOHURI BAZIKE

Çfarë është alopecia areata?

Alopecia areata është një sëmundje e cila prek folikulat e flokëve, që janë pjesët e lëkurës nga ku flokët dalin. Në shumicën e rasteve flokët bien në zona të vogla, rrethore, në madhësi të një kokrre arre. Shumë njerëz me këtë sëmundje kanë vetëm disa njolla të zhveshura. Disa njerëz mund të humbin më shumë flokë. Në raste të rralla, sëmundja shkakton rënie të plotë të flokëve në kokë ose rënie të plotë të flokëve në kokë, fytyrë dhe trup.

A kthehen flokët në gjendje të mëparshme?

Ka gjasa që flokët tuaja të fillojnë të rriten, por ato edhe mund të bien sërish. Askush nuk mund t’ju thonë se kur ato mund të bien dhe kurrë mund të rikthehen. Ju mund të humbni më shumë flokë, ose rënia e flokëve mund të ndalojë. Flokët që keni humbur mund ose mund të mos kthehem kurrë. Edhe te personat që kanë humbur të gjithë flokët, ato mund të kthehen të gjitha. Shkurtimisht, sëmundja ndryshon nga personi në person.

SHKAKTARËT

Kush preket nga alopecia areata?

Çdokush mund të preket nga alopecia. Kjo zakonisht fillon në fëmijëri. Nëse ju keni ndonjë anëtar të familjes me këtë problem, keni gjasa ca më të mëdha për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Çfarë e shkakton alopecinë?

Alopecia areata është një sëmundje autoimune. Në gjendje normale sistemi imun e mbron organizmin kundër infeksioneve dhe sëmundjeve. Në rastin e sëmundjeve autoimune, sistemi imun i organizmit gabimisht sulmon disa pjesë të organizmit tuaj. Në rastin e alopecia areata, sistemi imun sulmon folikulat e qimeve.

Shkaku është i panjohur. Shkencëtarët mendojnë se një gjenet e një personi mund të luajnë rol. Te njerëzit gjenet e të cilëve shtojnë gjasat për t’u prekur nga ky problem, ka disa stimulues të cilët bëjnë që sistemi imun t’i sulmojë folikulat. Këto stimulues mund të jenë viruse ose diçka tjetër në ambientin ku jeton personi.

TRAJTIMI

Si trajtohet alopecia areata?

Nuk ka shërim për alopecia areata. Nuk ka barna të miratuara për t’u trajtuar ky problem. Mjekët mund t’ju rekomandojnë barna të aprovuara për sëmundje të tjera të cilat ndihmojnë kthimin e flokëve. Bisedomi me mjekun tuaj për trajtimin i cili është më i miri për ju.

Më poshtë janë të paraqitura disa trajtime për alopecinë. Ato mund të ndihmojnë shtimin e flokëve, por asnjëri prej tyre nuk parandalon paraqitjen e njollave të reja pa qime ose nuk ndihmon që sëmundja të shërohet. Terapia mund të përfshijë:

Kortikosteroidet janë barna të cilat ulin ënjtjen dhe dhimbjen. Ato po ashtu ndikojnë në sistemin imun. Kortikosteroidet mund të jepen në tre mënyra për trajtimin e alopecia areata:

• Të injektohen në lëkurë

• Të pihen në formë të tabletave

• Të aplikohen në lëkurë si kremra ose pomada.

Barnat të cilat vendosen në lëkurë si kremra ose losione, janë:

• Minoksidil (5%)

• Anthralin

• Dybutil esteri i acidit kuadratik dhe difenilcikloproneoni.

Barnat të cilat ndikojnë në sistemin imun, ku përfshihen:

• Sulfasalazina

• Ciklosporina

Fotokemoterapia: Në rastin e fotokemoterapisë, personit i jepet një ilaç i quajtur psoralen, që ndryshohet nga drita. Ilaçi mund të gëlltitet ose të aplikohet në lëkurë. Sapo bari të pihet ose aplikohet, zona ku ka rënie të flokëve ekspozohet në burime të dritës ultravjollce. Ky trajtim quhet PUVA (Psoralen-UVA)

Terapitë alternative, po ashtu mund të përdoren nga disa njerëz për trajtimin e alopecia areata. Këto alternativa janë akupunktura, aromo-terapia, vaji i aguliçes, suplementët me përmbajtje zinku ose vitamina, dhe bimët kineze. Meqë shumë prej terapive alternative nuk janë studiuar në eksperimentet klinike, ato mund të ndihmojnë ose të mos ndihmojnë flokët të rikthehen. Në të vërtetë, disa mund të shkaktojnë edhe më shumë rënie të flokëve. Bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni një terapi alternative.

MENAXHIMI

Si mund të ndikojë alopecia në jetën tuaj?

Alopecia areata mund të mos ju shkaktojë dhimbje ose t’ju bëjë të ndjeheni të sëmurë. Ju nuk mund t’ua ngjitni këtë sëmundje të tjerëve (ose ta merrni atë nga të tjerët). Njerëzit të cilët e kanë këtë sëmundje në të shumtën e rasteve janë njerëz të shëndetshëm në aspektet tjera. Alopecia areata nuk e bën më të shkurtër jetën tuaj dhe nuk ndikon në aktivitetet normale të jetës, si shkolla, puna, martesa, familja, aktivitetet e ndryshme fizike dhe sportive.

Si mund të përballeni me efektet e këtij problemi?

Të jetosh pa flokë mund të jetë një sfidë e vështirë. Ka shumë gjëra të cilat ju mund t’i bëni për t’i lehtësuar pasojat e kësaj sëmundje, si:

• Mëso sa më shumë për sëmundjen

• Bisedo me të tjerët të cilët e kanë këtë problem

• Mëso ta vlerësosh veten për atë që je, jo për faktin se sa flokë ke në kokë ose sa nuk ke

• Bisedo me ndonjë psikolog, nëse është e patjetërsueshme, për të ndihmuar të krijoni një imazh pozitiv të vetes.

Në vazhdim janë edhe disa këshilla për gjërat që mund t’i bëni për të reduktuar rrezikun fizik ose shqetësimet nga flokët e rëna:

• Përdor kremra dielli në lëkurën e kokës, fytyrë dhe në gjithë lëkurën e ekspozuar.

• Mbani syze, për të mbrojtur sytë nga dielli dhe nga era dhe pluhuri, nëse nuk keni qerpikë dhe vetulla.

• Mbani paruke, kapela ose tufa të ngjitura flokësh në lëkurën pa qime floku për ta mbrojtur atë nga dielli ose për ta mbajtur kokën të ngrohtë.

• Apliko pomada antibiotike brenda vrimave të hundës për t’i shkatërruar bakteret në hundë, nëse nuk keni qime në këtë zonë.

Për të reduktuar efektet e sëmundjes në pamjen tuaj, ju mund t’i ndërmerrni këto hapa.

• Mbani parukë, flokë të ngjitura, shall ose kapelë

• Përdorni pudër, krem ose shkumë me ngjyrën e flokëve që keni duke e vendosur atë në pjesën e lëkurës që ka mbetur pa qime, për ta bërë atë më pak të dukshme.

• Përdor lapsa për vetulla për të maskuar mungesën e qimeve në vetulla.

Marre nga /Mjeku.Net/

0 Shares

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*