Autizmi

AUTIZMI, NJOHURI TË PËRGJITHSHME

Autizmi është një çrregullim i trurit që shpesh e bën të vështirë komunikimin dhe lidhjen me të tjerët. Në rastin e autizmit zona të ndryshme të trurit nuk arrijnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

NJOHURI BAZIKE

Çfarë është autizmi?

Autizmi është një çrregullim i trurit që shpesh e bën të vështirë komunikimin dhe lidhjen me të tjerët. Në rastin e autizmit zona të ndryshme të trurit nuk arrijnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Shumica e njerëzve me autizëm gjithmonë do të kenë ca probleme të lidhen me njerëzit e tjerë. Megjithatë diagnostikimi dhe mjekimi i hershëm u kanë ndihmuar gjithnjë e më shumë njerëzve të cilët kanë autizëm të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Çfarë e shkakton autizmin?

Autizmi ka prirje të përcillet nëpër familje, andaj ekspertët mendojnë se kjo mund të jetë një problem i trashëguar. Shkencëtarët përpiqen të gjejnë saktësisht se cilat gjene mund të jenë përgjegjëse për përcjelljen e autizmin nëpër familje.

Disa studime të tjera kërkojnë të gjejnë nëse autizmi mund të shkaktohet nga çrregullime të tjera mjekësore ose nga diçka tjetër e lidhur me ambientin e fëmijës.

Disa njerëz mendojnë se vaksinat e fëmijërisë janë ato që e shkaktojnë autizmin, veçanërisht vaksina MMR (Measles Mumps Rubella). Por disa studime kanë treguar se këto supozime nuk janë të vërteta. Është e rëndësishme të siguroheni që fëmija juaj t’i marrë të gjitha vaksinat e fëmijërisë. Ata ndihmojnë fëmijën tuaj të mos preket nga sëmundje serioze të cilat mund ta dëmtojnë dhe mund të shkaktojnë edhe vdekjen.

SIMPTOMAT

Simptomat

Simptomat e autizmit po thuajse gjithmonë fillojnë para se fëmija të mbushë tre vjet. Zakonisht, prindërit së pari vërejnë se fëmija i tyre nuk ka filluar të flasë ende dhe se nuk vepron si fëmijët tjerë të të njëjtës moshë. Por për një fëmijë nuk është e pazakonshme të fillojë të flasë në të njëjtën kohë si të gjithë fëmijët tjerë, dhe pastaj të humbë aftësitë e tij të të folurit.

Simptomat e autizmit përfshijnë :

• Vonesa në të mësuarit e të folurit, ose ka raste kur fëmija nuk flet fare. Fëmija mund të duket sikur është shurdhmemec, edhe pse testet e dëgjimit janë normale.

• Disa lloje të përsëritura dhe të shprehura të sjelljeve, interesave dhe lojërave. Për shembull, këtu mund të përfshihen shkundja e përsëritur e trupit, kapja e pazakonshme e objekteve, dhe shqetësimi i tepruar kur ndryshohen rutinat.

Nuk ekziston një person “tipik” me autizëm. Njerëzit mund të kenë lloje të ndryshme të sjelljeve, nga të lehta deri te të ashpra. Prindërit shpesh thonë se fëmija i tyre me autizëm preferon të luajë vetëm dhe se nuk i shikon njerëzit e tjerë.

Autizmi mund të përfshijë edhe probleme të tjera:

• Shumë fëmijë kanë inteligjencë nën normale.

• Tinejxherët shpesh bëhen të depresionuar dhe kanë shumë ankth, veçanërisht nëse kanë inteligjencë mesatare ose mbi-mesataren.

• Disa fëmijë kanë çrregullime epileptike deri në moshën tinejxhere.

Diagnostimi

Ka disa udhëzues të cilët mjekët i përdorin për të kuptuar nëse fëmija juaj ka shenja të autizmit. Udhëzuesit i ndajnë simptomat në tre kategori:

• Ndërveprimet dhe raportet sociale. Për shembull, një fëmijë mund të ketë probleme të vendosë kontakt me sy (të shikohet sy më sy me njerëzit). Njerëzit me autizëm thonë se e kanë të vështirë të kuptojnë ndjenjat e dikujt tjetër, si dhimbjen ose zemërimin.

• Komunikimi verbal dhe joverbal. Për shembull, një fëmijë mund të mos flasë kurrë. Ose ai ose ajo shpesh mund ta përsërisin një frazë të caktuar vazhdimisht.

• Interesim i kufizuar në aktivitete ose lojëra. Për shembull, fëmijët e rinj me autizëm shpesh fokusohen në pjesë të caktuara të lodrave se sa të luajnë me të gjithë kukullën. Fëmijët dhe të rriturit e tjerë mund të jenë të fascinuar nga tema të caktuara, si faturat e shitjes ose tabelat e veturave.

Fëmija luaj po ashtu mund t’i nënshtrohet testeve të dëgjimit ose testeve të tjera për t’u siguruar se problemet nuk shkaktohen nga çrregullime të tjera.

Mjekimi

Trajtimi i autizmit përfshin disa ushtrime të veçanta biheviorale (në mënyrën e sjelljes). Ushtrimet biheviorale mbështeten në sjellje të mira (detyrim pozitiv) për t’u mësuar fëmijëve aftësitë sociale dhe për t’i mësuar ata se si të komunikojnë dhe si t’i ndihmojnë vetes derisa rriten.

Me një trajtim të hershëm, shumica e fëmijëve me autizëm mësojnë të lidhen më mirë me tjerët. Ata mësojnë të komunikojnë dhe t’i ndihmojnë vetes me kohë.

Në varësi prej fëmijës, trajtimi po ashtu mund të përfshijë edhe metoda të tjera, si terapia e të folurit ose terapia psikike. Ndonjëherë mund të përdoren edhe barna për të mjekuar problemet si depresioni ose sjelljet obsesive-kompulsive.

Trajtimi i saktë i fëmijës do të varet nga simptomat, të cilat janë të ndryshme për secilin fëmijë dhe mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Pasi njerëzit me autizëm janë aq të ndryshëm, ndonjëherë diçka që i ndihmon njërit mund të mos i ndihmojë tjetrit person. Andaj sigurohuni që të kontaktoni dhe punoni ngushtë me çdo person të përfshirë në edukimin dhe kujdesin e fëmijës tuaj për të gjetur mënyrën më të mirë për të menaxhuar simptomat.

MENAXHIMI

Si duhet të përballet familja juaj me një fëmijë me autizëm?

Pjesë e rëndësishme e planit për trajtimin e fëmijës tuaj është të siguroheni se anëtarët tjerë të familjes të edukohen rreth autizmit dhe të mësojnë se si duhen menaxhuar simptomat. Trajtimi mund të reduktojë stresin familjar dhe mund t’i ndihmojë fëmijës tuaj të funksionojnë më mirë. Disa familjarë kanë nevojë për më shumë ndihmë se sa të tjerët.

Shfrytëzoni mundësinë për të mësuar nga çdo person që ka njohuri rreth autizmit. Bisedoni me mjekun tuaj për atë se si mund ta përmirësoni jetën tuaj. Familjarët, miqtë, agjencitë publike dhe organizatat e autizmit, të gjithë janë burime të mundshme të ndihmës.

Mbani mend këto këshilla:

• Planifikoni pushime. Nevojat ditore për t’u kujdesur për një fëmijë me autizëm mund t’ju lodhin. Pushimet e planifikuara do t’i ndihmojnë të gjithë familjes.

• Kërkoni ndihmë shtesë derisa fëmija juaj rritet. Vitet pas moshës 10-vjeçare mund të jenë të vështira për fëmijët me autizëm.

• Mbani kontakt me familjarë ose miq të tjerë të cilët kanë fëmijë me autizëm. Ju mund të bisedoni për problemet tuaja dhe të ndani këshilla me njerëzit të cilët do t’ju kuptojnë.

Të rrisësh një fëmijë me autizëm është në punë e vështirë. Por me ndihma të ndryshme dhe me ushtrime, familja juaj mund të mësohet si të përballet me këtë.

Marre nga /Mjeku.net/

0 Shares

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*