BSemundjet A-ZH

B, Hepatiti

ÇFARË ËSHTË HEPATITI B?
Hepatiti B është një sëmundje e mëlçisë. Fjala hepatit do të thonë inflamacion (pezmatim) i mëlçisë. Inflamacioni është një ënjtje e dhimbshme, e skuqur, e cila vjen si pasojë e ndonjë dëmtimi ose infektimi të indeve të organizmit. Inflamacioni mund të bëjë që organet të mos funksionojnë si duhet.

NJOHURI BAZIKE

Çfarë është mëlçia?

Mëlçia është një organ i cili bën shumë gjëra të rëndësishme. Ajo kryen këto funksione:

  • Largon lëndët e dëmshme nga qarkullimi i gjakut
  • Lufton infeksionet
  • Ndihmon tretjen e ushqimit
  • Akumulon dhe ruan lëndët ushqyese dhe vitaminat
  • Akumulon energjinë

Askush nuk mund të jetojë pa mëlçi.

Çfarë e shkakton hepatitin B?

Hepatitin B shkaktohet nga virusi i hepatitit B. Viruset janë mikroorganizma të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme në organizëm. Për shembull, gripi shkaktohet nga një lloj i caktuar i virusit. Viruset mund të përcillen nga një njeri te tjetri.

Kush preket nga hepatiti B?

Çdokush mund të preket nga hepatiti B, por disa njerëz janë në rrezik më të lartë. Këtu përfshihen:

  • Njerëzit që janë të lindur nga një nënë që vuan nga hepatiti B
  • Njerëzit të cilët jetojnë me dikë që ka hepatiti B
  • Njerëzit të cilët kanë jetuar në pjesë të botës ku hepatiti B është i shpeshtë
  • Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj gjakut dhe lëngjeve të trupit në punë
  • Njerëzit në hemodializë
  • Njerëzit të cilët kanë pasur më shumë se një partner seksual në 6 muajt e fundit ose kanë histori të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
  • Njerëzit të cilët përdorin substanca ilegale përmes injektimit.
  • Meshkujt të cilët bëjnë seks me meshkuj.

Si mund të merret hepatiti B?

Ju mund ta merrni hepatitin B përmes kontaktit me gjakun, farën ose ndonjë lëng tjetër të organizmit të ndonjë personi të infektuar. Ju mund të prekeni nga hepatiti edhe nëse:

  • Jeni lindur nga nëna me hepatit B
  • Keni pasur seks me person të infektuar
  • Keni bërë tatuazh ose keni vendosur pirsing me pajisje të pasterilizuar, e cila është përdorur nga ndonjë person i infektuar
  • Rastësisht jeni shpuar me ndonjë gjilpërë, e cila më herët është përdorur nga ndonjë person i infektuar.
  • Keni përdorur briskun e rrojës ose brushën e dhëmbëve të ndonjë personi të infektuar
  • Keni ndarë gjilpëra për injektim të substancave e ndonjë person të infektuar (shpesh ndodh te narkomanët).

Ju kurrë nuk mund ta merrni hepatitin B nga

  • Dhënia e dorës ndonjë personi të infektuar
  • Përqafimi i ndonjë personi të infektuar
  • Qëndrimi afër ndonjë personi të infektuar.

SIMPTOMAT

Cilat janë simptomat e hepatitit B?

Hepatiti B zakonisht nuk ka simptoma. Të rritur dhe fëmijët e moshës mbi pesëvjeçare ndonjëherë mund të kenë një ose disa prej këtyre simptomave:

  • Zverdhje të syve dhe lëkurës, të quajtur verdhëz
  • Periudhë më të gjatë kohore se zakonisht që gjakderdhja të ndalojë
  • Stomak ose nyja të ënjtura
  • Mavijosje e lehtë
  • Lodhje
  • Mundime në lukth
  • Temperaturë
  • Humbje apetiti
  • Diarre
  • Jashtëqitje me ngjyrë të verdhë të çelë
  • Urinë me ngjyrë të verdhë të mbyllur

Çfarë është hepatiti B kronik?

Hepatiti B është kronik kur trupi nuk mund të çlirohet nga virusi i hepatitit B. Fëmijët, veçanërisht foshnjat, janë më të prirë të preken nga hepatiti B kronik, që zakonisht nuk ka simptoma derisa të fillojë të dëmtohet mëlçia. Pa trajtim, hepatiti B kronik mund të shkaktojë prishje të mëlçisë, të quajtur cirrozë; kancer të mëlçisë; dhe insuficiencë të mëlçisë (pamjaftueshmëri; mëlçia nuk arrin ta kryejë punën e saj).

Simptomat e cirrozës kronike janë:

  • Zverdhje të syve dhe lëkurës, të quajtur verdhës
  • Periudhë më të gjatë kohore se zakonisht që gjakderdhja të ndalojë
  • Stomak ose nyja të ënjtura
  • Lodhje
  • Molisje
  • Plogështi
  • Mungesë apetiti
  • Rënie në peshë
  • Enë gjaku në formë të merimange, të quajtur angioma merimangë, të cilat zhvillohen në lëkurë.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI

Si diagnostikohet hepatiti B?

Hepatiti B diagnostikohet përmes analizës së gjakut, që po ashtu mund të tregojë nëse ju keni hepatit B kronik ose ndonjë lloj tjetër të hepatitit. Mjeku juaj mund t’ju këshillojë të bëni biopsinë e mëlçisë nëse dyshohet për hepatit B. Biopsia e mëlçisë është një test për të parë nëse është e dëmtuar mëlçia. Mjeku përdor një gjilpërë për të larguar një pjesë të vogël të mëlçisë, të cilën më pastaj e shikon nën mikroskop.

Si trajtohet hepatiti B?

Hepatiti B nuk trajtohet përderisa ai nuk bëhet kronik. Hepatiti B kronik trajtohet me barna të cilat pengojë ose ndalojnë virusin nga dëmtimi i mëlçisë. Gjatësia e trajtimit ndryshon. Mjeku juaj do t’ju ndihmojë të vendosni se cilat barna ose kombinime të barnave do të funksionojnë për ju dhe do të përcjellë nga afër simptomat tuaja për t’u vërtetuar se trajtimi funksionon.

Barnat për trajtimin e hepatitit B mund të merren përmes injeksioneve dhe përmes gojës.

Barnat të cilat merren përmes injektimit janë: interferoni dhe peginterferoni. Barnat të cilat merren përmes gojës janë: lamivudine, telbivudine, adefovir dhe entecavir.

Transplantimi i mëlçisë

Transplantimi i mëlçisë mund të jetë i patjetërsueshëm nëse hepatiti kronik B shkakton insuficiencë hepatite (mëlçia nuk arrin ta kryejë me sukses punën e saj). Ndërhyrja e transplantimit të mëlçisë zëvendëson mëlçinë e dështuar me një mëlçi të shëndetshme nga ndonjë dhurues. Trajtimi me barna duhet të vazhdojë edhe pas ndërhyrjes, për të penguar hepatitin B të mos kthehet. 

PARANDALIMI

Si të shmangni prekjen nga hepatiti B?

Ju mund të pengoni prekjen me hepatit B nëse vaksinoheni. Vaksinat janë ilaçe të cilat parandalojnë që ju të prekeni nga sëmundja. Vaksinat e mësojnë organizmin të sulmojë mikrobe specifike. Vaksinat e hepatitit B e mëson organizmin tuaj të sulmojë virusin e hepatiti B, duke ju mbrojtur nga ai. Të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen. Të rriturit që janë në rrezik të shtuar për hepatit B.

Vaksina e hepatitit B jepen përmes tre injektimeve gjatë një periudhë disa mujore. Nuk ka një moshë minimale për injektimin e parë të kësaj vaksine. Injektimi i dytë duhet të merren së paku një muaj pas injektimit të parë, dhe i fundit duhet të merret së paku dy muaj pas injektimit të dytë, por jo më vonë se katër muaj pas të parit. Vaksina e hepatitit B është e sigurt për gratë shtatzëna. Ju duhet t’i merrni të tre injektimet për të qenë krejtësisht të mbrojtur.

Nëse udhëtoni në vende ku hepatiti B është i shpeshtë, provoni t’i merrni injeksionet para se të shkoni. Nëse nuk mund ta merrni të gjitha injeksionet para se të udhëtoni, merrni sa më shumë që mundeni. Edhe vetëm njëri mund të japë një shkallë mbrojtjeje kundër virusit.

Ju mund ta mbroni veten dhe të tjerët nga hepatiti B nëse:

  • Përdorni prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Nuk ndani gjilpëra
  • Mbani dorëza nëse duhet të prekni gjakun e ndonjë personi tjetër
  • Nuk huazoni nga të tjerët brushën e dhëmbëve, briskun e rrojës, ose diçka tjetër që mund të ketë gjak në të
  • Sigurohuni që çdo tatuazh ose pirsing që vendosni në trup të kryhet me mjete sterile
  • Nuk dhuroni gjak nëse keni hepatitin B.

Çfarë të bëni nëse dyshoni se jeni ekspozuar ndaj virusit të hepatiti B?

Vizitoni mjekun tuaj menjëherë nëse mendoni se keni qenë të ekspozuar ndaj virusit të hepatitit B. Injektimi i parë i hepatiti B i marrë së bashku me një bar të quajtur imunoglobulina e hepatiti B mund t’u parandalojë juve nga sëmundja.

Nëse jeni në rrezik të lartë për t’u prekur nga hepatiti B, bëni analizat. Shumë njerëz nuk e dinë se janë të infektuar. Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm mund të ndihmojë parandalimin e dëmtimit të mëlçisë.

Gjëra që duhet t’i mbani mend!

  • Hepatiti B është sëmundje e mëlçisë dhe shkaktohet nga virusi i hepatiti B
  • Çdokush mund të preket nga hepatiti B, por disa njerëz janë në rrezik më të lartë
  • Ju mund të prekeni nga hepatiti B përmes kontaktit me gjakun, farën ose tjetër lëng të trupit të një personi të infektuar.
  • Hepatiti B zakonisht nuk ka simptoma.
  • Të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi pesëvjeçare ndonjëherë kanë verdhëz ose simptoma tjera.
  • Hepatiti B zakonisht nuk trajtohet derisa ai të bëhet kronik.
  • Hepatiti B është kronik kur trupi nuk mund të çlirohet nga virusi i hepatiti B.
  • Fëmijët veçanërisht foshnjat janë më të prirë të zhvillojnë hepatitin B.
  • Hepatiti B kronik trajtohet me barna të cilat pengojnë ose ndalojnë virusin të dëmtojë mëlçinë.
  • Ju mund ta mbroni veten nga prekja me hepatit B duke marrë vaksinën e hepatit B.
  • Vizitoni mjekun menjëherë nëse mendoni se jeni ekspozuar ndaj virusit të hepatitit B.
  • Nëse jeni në rrezik të rritur për hepatit B, bëni analizat. Shumë njerëz nuk e dinë se janë të infektuar. Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm mund të parandalojnë dëmtimin e mëlçisë. 
0 Shares
Etiketat

Related Articles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Check Also
Close
Back to top button
Close
Close