BSemundjet A-ZH

Bronkiti akut

ÇFARË ËSHTË BRONKITI?
Bronkiti është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri. Meqë membrana e irrituar gungëzohet dhe bëhet më e trashë, kjo i ngushton ose i mbyll rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke sjellë periudha kollitjesh që mund të shoqërohet nga gëlbazi dhe vështirësi në frymëmarrje.

NJOHURI BAZIKE

Bronkiti mund të vijë në dy forma: akute (që zgjat nga një deri në dy javë) dhe kronike (që zgjat së paku tre muaj të vitit për dy vite radhazi). Njerëzit me astmë po ashtu mund të kenë bronkitin astmatik, një inflamacion i veshjes së brendshme të gypave bronkial.

Bronkiti akut mund të shkaktojë kollë të gjatë dhe prodhim të gëlbazës që ndonjëherë shoqërohet me infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Në shumicën e rasteve, infektimi është me origjinë virusale, por ndonjëherë mund të shkaktohet edhe nga bakteret. Nëse ju jeni të shëndetshëm në aspektet tjera, membrana duhet të kthehet në gjendje normale pas rikuperimit tuaj nga infektimi fillestar i mushkërive, që zakonisht zgjat disa ditë.

Bronkiti kronik është një sëmundje serioze afat-gjate e cila shpesh kërkon trajtim të rregullt mjekësor.

Nëse ju pini duhan dhe prekeni nga bronkiti kronik, sëmundja është më e vështirë për t’u shëruar. Çdo cigare dëmton qimet që mbulojnë mbështjellësin e mushkërive tuaja, të quajtura cilia, të cilat janë përgjegjëse për pastrimin e thërrmijave, irrituesve dhe mukusit të tepruar.

Nëse ju vazhdoni të pini duhan, dëmtimi i këtyre qimeve i pengon ata të kryejnë si duhet funksionin e tyre, dhe si pasojë rriten gjasat tuaja për të zhvilluar bronkit kronik. Te disa duhanpirës të rëndë, membrana mukotike që mbështjell rrugët e frymëmarrjes qëndron e inflamuar dhe ciliat ndalojnë së funksionuari së bashku. Të penguara nga mukusi, mushkëritë janë edhe më të prira për t’u prekur nga infektimet virusale dhe bakteriale, që me kalimin e kohës i ndryshojnë dhe i dëmtojnë në mënyrë të përhershme rrugët e frymëmarrjes. Kjo sëmundje e përhershme quhet “sëmundja obstruktive pulmonare kronike”.

Mjeku juaj mund të bëjë një test të frymëmarrjes, që quajtur spirometër, për të parë nëse ju keni zhvilluar këtë sëmundje.

Bronkiti akut është shumë i shpeshtë. Sëmundja shpesh mund të mjekohet me sukses pa ndihmë profesionale mjekësore. Megjithatë, nëse ju keni simptoma të ashpra dhe të vazhdueshme, temperaturë të lartë, ose nëse kolliteni me gjak, ju duhet ta vizitoni mjekun. Kërkoni ndihmë emergjente mjekësore nëse keni probleme në frymëmarrje ose nëse keni dhimbje në gjoks. Nëse ju vuani nga bronkiti kronik, ju rrezikoni të zhvilloni edhe probleme me zemrën, si edhe sëmundje të tjera më serioze të mushkërive dhe infeksione, andaj duhet të jeni nën monitorim nga mjeku.

SHKAKTARËT

Çfarë e shkakton bronkitin?

Bronkiti akut në përgjithësi shkaktohet nga infektime të mushkërive, 90 për qind e të cilave janë me origjinë virusale. Sulmet e përsëritura të bronkitit akut, të cilat me kalimin e kohës dobësojnë dhe irritojnë rrugët bronkiale, mund të çojnë në bronkit kronik.

Ndotja industriale është një shkak tjetër. Bronkiti kronik gjendet në shkallë më shumë se normale te minatorët e qymyrgurit, punëtorët e drithërave, punëtorët e metalit, dhe njerëzit të tjerë të cilët vazhdimisht janë të ekspozuar në pluhur dhe tym.

Por shkaktari kryesor është pirja e rëndë dhe afat-gjate e duhanit, që irriton rrugët bronkiale dhe bën që ata të prodhojnë mukus të tepruar. Simptomat e bronkitit kronik po ashtu përkeqësohen nga përqendrimet e larta të dioksidit sulfurik dhe ndotësve të tjerë të atmosferës. 

BRONKITI AKUT

Ka dy lloje të bronkitit:

  • Bronkiti akut zakonisht paraqitjet shpejt dhe largohet brenda dy ose tre javësh. Shumica e njerëzve të shëndetshëm të cilët kanë bronkit kronik, e tejkalojnë këtë pa ndonjë komplikim.
  • Bronkiti kronik vazhdon të rikthehet kohë pas kohe dhe zgjat më shumë, veçanërisht te njerëzit që pijnë duhan. Bronkiti kronik do të thotë se ju keni kollitje me gëlbaz shumicën e ditëve të muajit për tre muaj të vitit për së paku dy vite radhazi.

Në këtë artikull do të fokusohemi në bronkitin kronik. Edhe fëmijët dhe të rriturit mund të preken nga bronkiti.

Shkaktarët e bronkitit akut

Bronkiti akut zakonisht shkaktohet nga një virus. Shpesh personi e merr bronkitin kronik pasi fillimisht preket nga ndonjë infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (hundë, fyt, laring) si ftohje ose grup. Në raste të rralla, bronkiti akut mund të shkaktohet nga bakteret.

Brokiti akut po ashtu mund të shkaktohet duke inhaluar (futur në mushkëri me anë të ajrit) gjëra të cilat irritojnë kanalet bronkiale, si tymin e duhanit. Kjo po ashtu mund të vijë nëse njeriu ka inhaluar në mushkëri pjesë të ushqimeve ose të vjellën.

SIMPTOMAT

Simptomat e bronktitit akut

Simptoma më e shprehur e bronkitit akut është kollitja që fillimisht është e thatë. Pas disa ditësh, kollitja mund të nxjerrë gëlbazë. Ju mund të keni temperaturë të ulët dhe të ndjeheni të lodhur.

Simptomat e bronkitit akut zakonisht fillojnë tre ose katër ditë pas ndonjë infektimi të traktit të sipërm respirator, si hundë, fyt dhe gurmaz (laring). Shumica e njerëzve përmirësohen pas dy ose tre javësh. Por disa njerëz vazhdojnë të kenë kollitje për më shumë se katër javë.

Pneumonia po ashtu mund të ketë simptoma të ngjashme me ato të bronkitit akut. Pasi pneumonia mund të jetë serioze, është e rëndësishme të dallohen këto dy sëmundje. Simptomat e pneumonisë mund të përfshijnë temperaturë të lartë, të dridhura, dhe frymëmarrje të shkurtuar. 

DIAGNOSTIKIMI DHE MJEKIMI

Diagnostikimi

Mjeku juaj do t’ju pyesë për simptomat tuaja dhe do t’ju kontrollojë. Kjo zakonisht i jep mjekut informata të mjaftueshme për të kuptuar nëse ju keni bronkit akut.

Në disa raste mjeku mund të bëjë një rrezatim X në gjoks për t’u siguruar se ju nuk keni pneumoni ose problem tjetër të mushkërisë.

Mjekimi i bronkitit akut

Shumica e njerëzve mund t’i trajtojnë simptomat e bronkitit akut në shtëpi. Pini sa më shumë lëngje. Përdorni medikamente ndihmëse të kollitjes, të cilat përmbajnë ekspektorant, nëse mjeku ua preferon këtë. Kjo ua lehtëson të nxirrni mukusin (gëlbazën) kur kolliteni. Përdorni pastile (bonbone që përtypen në gojë) ose spërkatës të fytit për të zbutur dhimbjen dhe fytin e tharë. Këto nuk e ndalojnë kollitjen, por bëjnë që fyti juaj të ndjehet më mirë.

Shumica e njerëz nuk kanë nevojë për antibiotikë për të mjekuar bronkitin akut. Tregoni mjekut nëse keni sëmundje të tjera të zemrës ose mushkërive, si pamjaftueshmëri të zemrës, sëmundjen obstruktive pulmonare kronike ose astmë. Ju mund të keni nevojë për mjekim më të gjerë. 

0 Shares
Etiketat

Related Articles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Check Also
Close
Back to top button
Close
Close